Masa të shtuara të policisë Vlorë në Kuadër të situatës nga koronavirusi. Masa të shtuara për ndërgjegjësim dhe info për publikun dhe qytetaret që lëvizin me automjete ne Vlorë.
Policia me maska dhe doreza zbret në rrugë për kontrolle ndaj mjeteve me targa të huaja kryesisht nga Italia. Kontrolle edhe ndaj shtetasve shqiptarë ku pyetën për udhëtimin e fundit jashtë vendit duke kontrolluar edhe në sistemin TIMS. Kontrollet zhvillohen me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu.
Të gjithë personat e ardhur nga Italia dhe Greqia, janë të skeduar që në kufi e pikat doganore dhe me urdhër të qeverisë duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë, kush e thyen këtë urdhër do të gjobitet me 5 mijë euro.