Categories Lajme

Si do të jetë moti në ditët në vijim? Meteorologia: Ja kur do të pushojnë shirat. Pritet dëborë dhe…

Pas ditëve në shi, vendi jonë do të përfshihet nga temperaturat e ulëta. Meteorologia Lajda Porja ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në ditët në vijim priten reshje me intensitet të ulët apo të mesëm ndërkohë që në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore.

Ajo tha në një lidhje në emisionin “Frontline” se nga nesër pasdite dhe përgjatë ditës së premte pritet një mot më diell për t’i lënë sërish vendin reshjeve të shiut në fundjavë.

“Më e keqja ka kaluar, mbeten edhe 2 apo tre orë reshje. Ndërprerje të reshjeve në një pjesë të mirë të zonave qendrore

Vijojnë reshje intensive në jug të vendit. Nuk do të ketë probleme me dalje të lumit të Vjosës nga shtrati Ka rënë 464 mm shi në Shkodër, gjatë gjithë nëntorit nuk bie më shumë se 204 apo 205 mm.
Për rastin e përmbytjeve, kjo sasi reshjesh ka pasur një sasi jo homogjene dhe ka rënë për një periudhë kohore të shkurtër.

Ka një përmirësim të dukshëm nesër pasdite, të enjten dhe të premten do marrim frymë. Dielli do të dalë shumë pak të premten por në fundjavë rikthehen shirat.

Pas ditës së nesërme do të kemi reshje me intensitet të ulët, por problem do të jenë temperaturat, si shkak i një masë të ftohtë që po zbret në Ballkan nga Poli i Veriut, do ketë reshje dëbore në zonat malore me temperatura në minus 2 apo 3.

Temperaturat do të jenë të ulëta për nëntorin, nuk do të ketë bllokime të rrugëve nga dëbora se do të jetë në nivele të pakta. Në fundjavë dhe në javën e ardhshme reshjet në zonat malore do të jenë dëborë. Reshjet që pritet deri në fund të nëntorit do të jenë me intensitet të ulëta ose mesatare por jo të niveleve si të këtyre ditëve. Fenomene ekstreme të kësaj natyre kanë ardhur edhe nga temperaturat e larta gjatë nisjes së nëntorit”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME