Categories Lajme

Sigurohet dosja: Bisedat, si e zbuloi denoncuesja se Tirja ishte sanitare

Ngjarja e denoncuar në emisionin “Stop” ku shfaqet sanitarja e spitalit Covid- 2 duke marrë lekë nga familjarët e një pacienteje me Covid që fatkeqësisht ka ndërruar jetë, kanë tronditur opinionin publik.

Mësohet se Abcnews.al ka siguruar dosjen si u zbulua sanitarja Tire Alldervishi që hiqej si infermiere. Përmes dosjes mësohet se vajza e cila kishte të shtruar në pavijonin 2 nënën e saj të sëmurë me Covid ka kërkuar nga “infermierja” kundrejt pagesës që ti shërbejë nënës së saj.

Ndërkohë duket se biseda me një doktoreshë të pavijonit ku qëndronte 55 vjeçarja e cila i ka pohuar vajzës së viktimës se Tirja nuk ishte infermiere por sanitare, dhe nuk ishte pjesë e pavijonit të saj. Sanitarja kundrejt pagesës i ka dërguar vajzës foto dhe video të nënës së saj gjatë kohës që ajo ishte e shtruar, dhe hiqej herë pas here sikur ishte pjesë e stafit që i shërbente të ndjerës. Biseda e vajzës me doktoreshën: Doktoresha: Alo…!Denoncuesja: Alo, përshëndetje doktoreshë! Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin….! Doktoresha: Po!Denoncuesja: Jam vajza e Liljanës, nëse më mban mend!

Doktoresha: Po, po patjetër, si je ti? Denoncuesja: Dua vetëm një informacion, se po e vuaj shumë nga brenda…! Tirja ka qenë infermier, apo sanitare në spitalin tuaj? Doktoresha: Jo, Tirja nuk është fare në pavjonin tonë, nuk ka lidhje fare me ne si pavion. Denoncuesja: Po ku punon, në katin e tretë, sanitare apo infermiere? Doktoresha: Sanitare Ndërkohë pas marrjes së lajmit se ishte e mashtruar nga një person që hiqej si infermiere, vajza e 55 vjeçares që humbi jetën tek Covid 2 ka marrë sërish në telefon Tire Alldervishaj.

Në këtë komunikim denoncuesja ka kërkuar nga sanitarja që ti kthejë shumën prej 8 mln lekësh që i kishte marrë në këmbin për ti shërbyer nënës së saj e cila humbi jetën 28 ditë pas betejës me Covid. Biseda mes Tires dhe denoncueses: Denoncuesja: Tire si je? Ka mundësi të flasim dy minuta?Sanitare Tirja: Këtu në rrugë? Denoncuesja: Këtu, se s’kam vend tjetër. Nuk e di, a e ke marrë vesh për mamin tim? Sanitare Tirja: Po, që ju la…Qoftë e xhenetit, ju pastë lënë uratën!Denoncuesja: Nga ty jam shumë… Sanitare Tirja: Unë, sa pata mundësi, sa pata në dorë…

Denoncuesja: Unë jam shumë e zhgënjyer, unë të dola borxhit edhe po të dal. Të thashë: Tire nuk dua asnjë lek nga ça kam dhënë për të tjerët, ti e di shumë mirë shumat, sa janë marrë. Unë kam nevojë për ato lekë tani, se e kam babin në gjendje shumë të rëndë. Sanitare Tirja: Dëgjo e lejmë një ditë, se jam me nusen e vëllait..! Denoncuesja: Tani, unë dua vetëm një përgjigje! Sanitare Tirja: Do flasim dhe unë kam qenë shumë e hallakatme.

Denoncuesja: Tire, unë babin e kam në gjendje shumë të rëndë. Sanitare Tirja: E di, e di.Denoncuesja: Unë kam shumë nevojë për ato lekë!Sanitare Tirja: Nuk ke pse e bën aq të madhe, s’ka lënë jevg e harrixhi… pa më thënë… Denoncuesja: Unë kam mbledh gjithë infermierët dhe doktorët dhe më kanë thënë nga Tirja s’kemi marrë asnjë…

Sanitare Tirja: Unë të thashë, më thuaj një? Denoncuesja: Edhe kur ke bërë telefonatën me Titin, kush ishte sanitare, apo nuk e di, kur është bërë telefonata me Titin, ka thënë, që më ka dhënë dy herë nga 5 mijë-10 mijë. Sanitare Tirja: Ani, pse të jap unë ty 10 mijë lekë, sa ia fute klizmën?Denoncuesja: Si? O Tire, sa jepja unë për infermierët? Sanitare Tirja: Pse t’i jap unë 20 mijë lekë?Denoncuesja: Po ti m’i merrje mua dhe unë t’i jepja ty. Po ti më thoshe mua: nuk i dua ato lekë, se nuk i ka bërë. Sanitare Tirja: Po a më the ti mua të shikoje, kush e bën punën?

Denoncuesja: Po pra, shikoje kush e bën punën, po ti s’më ke thënë ndonjëherë mua: “Merre këtë 10 mijë lekshin se i dhashë 10 mijë lekë”! Sanitare Tirja: Jo nuk ta kam thënë, kjo është e vërtetë, po ne s’mbaruam punë bashkë.Denoncuesja: Nuk po llogaris lekët, që kam dhënë për infermierët, që kanë qenë lekë pa fund. Më ka shkuar dhe 250 mijë dita, që ti e di shumë mirë.Sanitare Tirja: O Ani, po ti e di, pse nuk e more me e ballafaquar, vetëm të nxirrje të vërtetën si është? …

Denoncuesja: Të ballafaqoj unë, po n.q.s të ballafaqoj me infermierë, që s’kanë marrë lekë, ça do bësh? Ok, do e ballafaqojmë edhe këtë pjesë, unë jam gati, që sot me e ballafaquar edhe këtë pjesë. Sanitare Tirja: Po unë prandaj të thashë të merremi vesh si njerëz ..! Denoncuesja: Unë që sot jam gati të ballafaqohemi me këdo! Sanitare Tirja: Mua s’më erdhi mirë, se e kishte marrë vesh gjithë Sanatoriumi. Të thashë: hajde flasim si njerëz…!

Denoncuesja: Tire! Para jetës së mamit, që sot kalbet në dhe, mua më ikën shumat e lekëve… Sanitare Tirja: Me Bonën, çfarë është ai tjetri, me Mirelin, s’ishin këta çunat pyeti një për një… Denoncuesja: Ok! Unë do e ballafaqoj. Jam shumë gati, që ta ballafaqoj me të gjithë, se unë i ula të gjithë edhe Bona edhe të gjithë më kanë thënë, që nuk kemi marrë lekë… Sanitare Tirja: Sinqerisht e ke…?!

Denoncuesja: Sinqerisht e kam dhe jam e sigurtë për këtë pjesë. Tire! Mami im po kalbet ne dhe sot. Babi është drejt asaj rruge. Unë jam vetëm me dy fëmijë të vegjël, kam dy muaj, që nuk i shoh fëmijët me sy…të dola borxhit, o Tire edhe të thashë po të fal. Sanitare Tirja: Është e vërtetë. Unë këtë desha, të bisedonim bashkë me qetësi…

Denoncuesja: Megjithatë, unë dua, që të më thuash, se kur do të m’i japësh lekët? Pak nga pak, si do m’i japësh të paktën pjesën, që me ke marrë mua? Sanitare Tirja: Do ta gjejmë zgjidhjen… Denoncuesja: Unë pres përgjigje nga ty Sanitare Tirja: Do flasim prapë! Denoncuesja: Në rregull! Ndërkohë këtë të enjte gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për sanitaren mashtruese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME