Categories Lajme

Situata me zjarret në Vlorë/ Peleshi: Zjarri në Dukat i rindezur me qëllim

“Kemi filluar operacionin me mbështetjen e helikopterit që ka ardhur nga Holanda. Këtu jam me Prefektin e Vlorës.

Kemi patur një qetësim dhe shuarje falëve punës me shumë forca të ditës së djeshme. Gjatë mesnatës ka patur një vatër të re në Gjirin e Geramës dhe një riaktivizim në Dukat. E kishim fikur atë vatër para disa ditësh, tani po punojmë përsëri sepse në mengjesin e sotem është gdhirë e rindezur.

Teksa fliste për ardhjen e dy helikopterëve nga Holanda dhe atij nga Çekia, Ministri nuk e fshehu entuziasmin që me këto helikopterë ata ndihen më të sigurtë.

Menjëherë sapo të shuhet vatra e papritur që u rindez në Dukat, Ministri bëri me dije se helikopteri do të përdoret për të fikur zjarrin në Gjirin e Gramës.

“Në Fier është ndërhyrë me helikopter. Pika më e nxehtë vijon të jetë Karaburuni. Kemi një vatër të re në Gjirin e Gramës. Kemi një riaktivizim të vatrës në Dukat, ku është përqëndruar aksioni i sotëm me helikopterin e ardhur nga Holanda. Do të kemi akoma operacione nga ajri pas pak. Menjëherë sapo të shuhet kjo vatër do të kalojmë në Gjirin e Gramës, por është një zonë turistike që duhet të shuhet sa më shpejt.

Sot pothuajse nuk kemi asnjë vatër aktive pranë paarkut të Llogarasë. Sot kemi më shumë mjete të fuqishme. Për përballjen me Dukatin le t’ja japim meritat helikopterit. Këto dy helikoptere që kanë ardhur na bëjnë të ndihemi më te qetë. Të gjithë mendojmë dhe dyshojmë shumë fort se ka zjarrvënie te qëllimshme”, u shpreh Peleshi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME