Categories Lajme

I vuri zjarrin kullotës dhe dogji gjithë kodrën e fshatit, nën hetim i moshuari në Lezhë

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka nisur procedimin penal për një 73-vjeçar, pasi akuzohet për zjarrvënie.

Blutë e Lezhës njofton se kanë nisur hetimin për të moshuarin M. N., i cili i ka vënë zjarrin një toke kullotë, duke djegur kodrën e fshatit Mabë.

Njoftimi i policisë: Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të Komisariateve në varësi të saj, të angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Lezhë.

I vuri zjarrin një tokë kullotë, duke djegur kodrën e fahatit Mabë, Lezhë, procedohet penalisht në gjëndje të lirë për shkak të moshës 73 vjeçari. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin M.N.,73 vjeç, banues në Mabë, Lezhë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë banorët dhe në vençanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqje kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME