Categories Lajme

Ndalohet 39-vjeçari në Tiranë, rrahu ish-të dashurën

2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës ndërsa janë proceduar tre të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është edhe një 39-vjeçar, që ishte shpallur në kërkim pasi ditë më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëjetuses dhe më pas i ka marrë mjetin dhe është larguar.

Njoftimi: Tiranë Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit E. H., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi me datë 04.08.2021, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëjetuses dhe më pas i ka marrë mjetin dhe është larguar.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, Forca e Posaçme “Shigjetat” gjeti dhe sekuestroi një armë të ftohtë.

Më datë 06.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit B. A., 29 vjeç dhe A. A., 26 vjeç(vëllezër), sepse në rrugën “Ferit Xhajko”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur shtetasin M. L., 67 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 06.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. M., 36 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin A. T., 50 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME