Categories Lajme

Statistika e frikshme/ Burra që rrahin gratë, në 2 muaj 736 raste të dhunës dhe krimeve të tjera në familje

Dhuna në familje dhe shkelja e urdhrave të mbrojtjes është kthyer në një fenomen shumë shqetësues. Vetëm në dy muajt e fundit sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit për periudhën 1 janar-28 shkurt 2023 janë evidentuar e trajtuar 736 raste të dhunës dhe krimeve të tjera të ndodhura në marrëdhëniet familjare, dhe për 258 raste ka filluar procedimi penal si dhe janë arrestuar 93 autorë të dyshuar.

Janë trajtuar me urdhër mbrojtjeje 417 qytetarë dhe janë evidentuar 25 raste të shkeljeve të këtyre urdhrave të mbrojtjes. Por sa zbatohen urdhrat e mbrojtjes? Sipas avokatit Henri Bici problematika me madhe është kur një nga bashkëshortët merr urdhër mbrojtjeje dhe është i detyruar që me urdhrin e mbrojtjes në dorë të shkojë dhe të bashkëjetojë prapë me dhunuesin.

“Kur një person pajiset me urdhër mbrojtjeje, minimalisht kontakti me dhunuesin duhet të bëhet i pamundur, duhet të kemi masa më specifike që ta detyrojnë dhunuesin të largohet ose në të kundërt duhet të kemi një institucion ose masa që duhet të merren ndaj personit që është i dhunuar, për ta marrë për ta dërguar në qendra që t’i ofrohet minimalisht mbrojtja që i është dhënë me vendim gjykate.”, shprehet avokati Henri Bici. “Dhuna në familje” është një vepër penale që ndiqet edhe kryesisht dhe denoncimi për të nuk mund të tërhiqet. Nga ana tjetër institucionet nuk ndjekin zbatimin e urdhrave të mbrojtjes, siç ishte rasti i fundit ku 40-vjeçari Dan Hutra kreu 3 vrasje, ku ndër të tjera ish-bashkëjetuesja e tij ishte me urdhër mbrojtjeje.

Një person që ndjehet i dhunuar përballjen e parë me institucionet e ka me komisariatet e policisë, oficerët e policisë gjyqësore bëjnë një raport që i dërgohet më pas gjykatës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Që në këtë moment duke qenë se policia vihet në dijeni për këtë problematikë duhet të mbajë një kontakt të vazhdueshëm me rastin, kjo sepse në një moment të dytë edhe pse personi mund të jetë nën efektet e urdhrit të mbrojtjes asgjë fizike nuk e ndalon dhunuesin ti afrohet personit që ka dhunuar dhe ndaj të cilit është marrë edhe urdhri i mbrojtjes.”, shprehet avokati Henri Bici.

Shifrat janë alarmante dhe kjo vërtetohet edhe nga statistikat, ku nuk ka ulje të numrit të rasteve, por rritje, ku vetëm në 4 vitet e fundit janë regjistruar 20 mije e 598 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare, pa llogaritur rastet që nuk denoncohen. Qarku me numrin më të madh të denoncimeve është ai i Tiranës, i ndjekur nga ai i Durrësit, i Fierit dhe i Vlorës. Ndërsa në dy vitet e fundit janë lëshuar 5175 urdhra mbrojtjeje për gra e vajza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME