Categories Lajme

Studentët Edi Ramës: Edhe ne jemi si BE-ja, plotëso kërkesat tona që të hapim negociatat!

Në ditën e 11 të protestës së tyre, studentët janë shfaqur në protestën e radhës përpara Kryeministrisë, njësoj të vendosur si ditën e parë. Ata vazhdojnë që t’i qëndrojnë fort kauzës së tyre dhe kërkojnë me këmbëngulje, që 8 kërkesat e tyre bazike të plotësohen nga qeveria, pa asnjë kusht.

Një nga studentët ka deklaruar pasi ka marrë fjalën me megafon, se 8 kërkesat janë të panegociueshme dhe se ata kanë të njëjtin standard si BE me qeverinë shqiptare; Plotëso  kërkesat dhe pastaj hapen negociatat.

“Zoti kryeministër, ata 8 kërkesa janë si oksigjeni për ne. Në qoftë se nuk plotësohen atëherë nuk ka jetë. Po si nuk të vjen turp që thua eja dialogojmë, mos na di për idiotë, kujton se mund të na mashtrosh. Nuk ka dialog pa u plotësuar ato 8 kërkesa. Bashkimi Europian ju ka vendosur disa kushte, dhe ju ka thënë se plotësoni kushtet që të hapen negociatat. Edhe ne ju themi të njëjtën gjë, plotësoni 8 kërkesat dhe pastaj dialogojmë”, ka deklaruar studenti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME