Categories Lajme

Studentët: Plotëso kërkesat ose ik kryeministër

Pas protestë së madhe të zhvilluar sot në Tiranë, e cila përfundoi më bllokimin për disa orë të rrugëve kryesore, një pjesë e studentëve vijojnë të qëndrojnë përballë godinës së Kryeministrisë. Pavarësisht se mbrëmjen e sotme ka reshje të mëdha shiu në Tiranë, studentët janë sërish të vendosur për të çuar deri në fund kauzën e tyre.

Në prononcimet e dhënë për mediat, një prej studentëve ka deklaruar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen atëherë ditët e ardhshme protesta mund të agravojë në dhunë.

Për herë të parë në qëndrimet e studentëve është artikuluar jo vetëm ideja e protestave të dhunshme, por edhe mundësia që mitingjet të kalojnë në kërkesën për largimin e Kryeminsitrit.

“Kemi vendosur të marrim situatën në dorë, duke bllokuar rrugët dhe duke bërë mosbindje civile. Kemi vendosur që të mos bëhemi ende të dhunshëm pasi besojmë se kërkesat tona do të realizohen. Po mundohemi akoma ta mbajmë protestën e qetë, por nuk ju garantojmë se do të jemi edhe në ditët në vijim. Nëse kërkesat tona nuk plotësohen do të ketë përshkallëzim të protestës e cila mund të shkojë edhe në dhunë. I themi Ramës mos ki frikë, hajde këtu. Nëse do dialog hajde këtu, pasi ne nuk shkojmë aty brenda, pasi kemi patur edhe kërcënime. I themi Ramës hajde bëje dialogun me kushtet tona, ne të vumë atje ne të heqim fare mirë”,- tha një nga studentët.

Ndërkohë që një tjetër student u shpreh se kryeministri është treguar arrogant me ta, por as kjo arrogancë nuk do të mund ti përçajë studentët. “Studentët do të protestojnë për çdo të drejtë që do ju mohohet. Ne presim vendime zyrtare jo reagime në rrjete sociale. I themi Ramës që fëmijën e vet ta çojë në sistemin arsimor shqiptar. Deri tani ne nuk kemi besim tek Rama sepse ai është treguar arrogant për kauzën tonë, ne presim vendime”,- tha një tjetër prej studentëve që protestojnë para godinës së Kryeministrisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME