Categories Lajme

Studentët ‘ultimatum’ Dhori Kules: Afat deri nesër për të plotësuar ato që premtove

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë i kanë lenë afat deri nesër dekanit Dhori Kule për të plotësuar ato që tha sot në takimin me studentët. Kule u shpreh se nga nesër do të bëhen publike të gjitha fondet që ka në administrim, se është dakord me uljen e tarifave dhe se procedurat për të kryer rekrutime në këtë Fakultet do të përmirësohen në mënyrë që të jenë sa më të rregullta. Por janë studentët ata të cilët i kanë thënë Kules se ka afat deri nesër për të realizuar këto premtime. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Dhori Kule, zhvilloi një takim me studentët e këtij fakulteti paralelisht me protestën që po zhvillohet ditën e sotme nga studentët. Report Tv mësoi se studentët kërkuan dorëheqjen e Kules, për shkak të keqmenaxhimin dhe abuzimin në këtë fakultet.

“Keqmenaxhim dhe abuzime në fakultet. Kule të japë dorëheqjen”,-mësohet se janë shprehur studentët. Takimi që po zhvillohet sot ishte parashikuar të zhvillohej që në 15 dhjetor, por në takimin e organizuar nga studentët, Kule nuk mori pjesë.

Takimi i Kules me studentët vjen pak ditë pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama për rektorët dhe dekanët e të gjitha Universiteteve në vend. Rama paralajmëroi rektorët dhe dekanët se pas protestës së studentëve, do të rishikohej autonomia e universiteteve.

Ora 18:57
Studentët-Kules: Afat deri nesër për të plotësuar ato që the, ose jep dorëheqjen
Studentët e Fakultetit të Ekonomisë i kanë lenë afat deri nesër dekanit Dhori Kule për të plotësuar ato që tha sot në takimin me studentët. “Nëse nuk i realizon nesër ato që the, jep dorëheqjen.”-kanë thënë studentët. Ndërkohë që përgjigjien nuk ua ka dhënë Kule po zv.dekani, Alban Korba. Korba është shprehur: “Çdo gjë që nuk shkon është përgjegjësia ime”-ka thënë ai. Studentët këmbëngulin që të flasë Kule dhe të mos i shmanget përgjegjësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME