Categories Lajme

Sulmohet gazetari i Deutsche Welle në Bosnjë-Hercegovinë

Grupe të dhunshme në Banja Luka kanë sulmuar dhe lënduar gazetarë dhe pjesëmarrës të “Bh. parade e krenarisë”. Gjatë raportimit është lënduar rëndë edhe gazetari i DW, Ajdin Kamber.

Gjatë raportimit nga një tubim i aktivistëve të organizatës joqeveritare “Bh. parada e krenarisë” në Banja Lukë të Bosnjë-Hercegovinës, të shtunën, më 18 mars 2023, është sulmuar dhe lënduar nga huliganët edhe gazetari i Deutsche Welle-s, Ajdin Kamber. Lëndimet trupore kanë qenë të rënda dhe gazetari wshtw dwrguar pwr tw  marrw mjekimin e duhur në spital.

Ky manifestim i organizatës joqeveritare në Banja Lukë mbahet prej dhjetë vitesh. Ndryshe nga tubimet e mëparshme, presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik kësaj radhe u deklarua kundër mbajtjes së tij dhe vuri në dukje se siguria e pjesëmarrësve të saj nuk mund të garantohet.

Paraditen e të shtunës, policia lokale ka ndaluar mbajtjen e aktivitetit në ambientet e OJQ-së “Bh. paradë krenarie”. Pasi organizata joqeveritare “Transparency International” (TI) u ofroi mbështetje, organizatorët vendosën të zhvendosen në ambientet e TI.

Ndonëse disa pjesëmarrës dhe gazetarë nuk ishin informuar me kohë për ndryshimin e vendit të mbajtjes së manifestimit, aty është paraqitur një grup prej rreth 30 banditësh me kapela në kokë dhe kanë sulmuar fizikisht pjesëmarrësit dhe gazetarët e pranishëm. Me këtë rast, korrespondenti i DW Ajdin Kamber, ka marrë një goditje me grusht në fytyrë dhe është goditur me shishe në kokë.

Ndonëse forcat e sigurisë ndodheshin në vendin e ngjarjes, policia nuk ka ndërhyrë për të mbrojtur pjesëmarrësit dhe gazetarët. Policia ka ndërhyrë vetëm  pasi organizatorët i kanë njoftuar autoritetet policore për sulmet. Pas ndërhyrjes, banditët e dhunshëm janë larguar dhe kanë ikur.

Por mos ndërhyjra me kohë e policisë ka bërë që autorët të largohen pa u kapur, pavarësisht se janë sulmuar edhe gazetarë, ndër ta edhe reporteri i DW. Deutsche Welle e dënon ashpër këtë sulm dhe apelon tek shërbimet kompetente në Banja Lukë që të nisin hetimet e duhura për këtë incident dhe që sulmuesit e dhunshëm të nxirren para drejtësisë./ DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa lëvizte me motor, plagoset edhe vetë inspektori policisë…

AMP ka arrestuar punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pronat-Vendimi\ Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do të gjenerohen në e-Albania

Nga viti 2028 qeveria parashikon të nisë zbatimin e ligjit të ri për taksimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Besimtarë katolikë kremtojnë Krishtlindjen në katedralen ‘Shën Pali’, Imzot Arjan Dodaj: Ecim me gëzim e shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Në vigjilje të Krishtlindjeve besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë, për të ndjekur meshën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME