Categories Lajme

Superskandali Sandër leshit, si po merren miliarda me uniformat e Policisë së Shtetit

Një tjetër superskandal po godet qeverinë shqiptare dhe konkretisht Ministrinë e Brendshme, me ministrin Sandër Lleshi. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” për 4 vjet me fond limit 2,800,347,570 lekë të reja pa TVSH. Kjo shifër i korrespondon një vlere prej rreth 23 milionë euro.

Tenderi është mbajtur në datë 11 maj 2020 dhe mësohet se është anulluar disa herë në të kaluarën për shkak se asnjë nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës nuk i plotësonte kriteret dhe kushtet e përcaktuara. Sipas burimeve, në fazën finale jane kualifikuar vetëm 3 kompani apo bashkim kompanish te cilat do të “garonin” mes tyre. Kompania e favorizuar nga sandër Lleshi dhe që po bëhet çmos për të fituar tenderin është “D&E” shpk.

Kjo kompani ka tentuar plot 4 herë që të fitojë këtë tender për 4 vite rresht por nuk ia ka arritur për shkak se nuk plotësonte dot të gjitha kriteret dhe dokumentat e nevojshme të kërkuara. Mësohet se kompania në fjalë nuk i posedon disa çertifikata, mungesa e së cilave është kusht për skualifikim. Përkatësisht në dokumentat standarde të tenderit përcaktohet se mosdorëzimi i dokumentacionit shoqërues të mostrave/kampioneve sipas kritereve të përcaktuara në pikat 11 dhe 12 të seksionit, përbën kusht për skualifikim.

Sipas burimeve mësohet se pavërisht mungesës së dokumentacionit, Sandër Lleshi po ushtron presion ndaj Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në shkleje flagrante të ligjit që të shpallet fituese firma “D&E” shpk., duke eliminuar kompaninë që ka ofruar bindshëm më pak. Mësohet se oferta e operatorit tjetër që ka ofruar edhe vlerën më të ulët, ka një diferencë prej rreth 5 miliardë lekë më pak sesa firma për të cilën po ndërhyn Sandër Lleshi.

Ky është një dëm ekonomik i pastër për shtetin, i cili do të humbë këto para dhe do të shkojnë në xhepat e Sandër Lleshit dhe ortakëve të tij në këtë aferë. Duke mos patur asnjë mundësi ligjore për të shpallur fituese firmën “D&E” shpk, me shumë mundësi Sandër Lleshi do të anullojë këtë tender pasi llogaritë nuk po i dalin. Thënë të gjitha, Policia e Shtetit është ajo që humbet më shumë, pasi prej 4 vjetësh është pa uniformë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME