Categories Lajme

Tansporti publik/ Kosto shtesë në xhepat e qytetarëve, abonetë ”nuk pinë më ujë”

Ditën nesërme duke filluar nga ora 05:00 e mëngjesit sot të rinisë transporti publik në kryeqytet, i cili ishte mbyllur që prej datës 9 Mars, kur u shënuan dhe rastet e reja me Covid në Shqipëri.

Nga ajo që raportohet për muajin Korrik nuk do të ketë shpërndarje të aboneve, duke bërë që kostot për qytetarët që do të zgjedhin të udhëtojnë me urban të jenë më të shtuara secc ndodh zakonisht.

Sipas asaj që thonë jo zyrtarisht shoqatat e Transportit rishpërndarja e aboneve do të bëhet vetëm për muajin Gusht, ndërkohë që nuk hyjnë në punë abonetë e muajit Mars, të cilat u përdorën për një periudhë më të pakët se dy javë. Problem mbetet dhe zbatimi i protokollit të sigurisë, i cili zhvesh nga të gjitha përgjegjësitë kompanitë e transportit apo vetë Bashkinë e Tiranës.

Tre nga komponentët bazë të këtij protokolli sigurie kanë të bëjnë me mbajtjen e detyrueshme të maskave brenda në mjet, distancën fizike mes pasagjerëve, si dhe mbajtjen e maskës në stacionin e pritjes së urbaneve. Gjithashtu në protokoll thuhet se mjetet e transportit publik duhet të dezinfektohen në mënyrë periodike por duke e lënë të paqartë kohën specifike sesa shpesh do të duhet të dezinfektohen mjetet anga ana e kompanisë. Pajisja e autobusëve me dezifektant si dhe ajrimi i shpeshtë i tyre janë dy pika të tjera të rëndësishme të protokollit të sigurisë.

Ajo çka shkakton ambiguiditet në protokallin zyrtar të sigurisë  është fakti se thyerja e tij është përgjegjësi personale e punonjësit ose pasagjerit që e thyen dhe jo e kompanisë së transportit. Mbajtja e maskës ndoshta është përgjegjësi personale por dezinfektimi “periodik” i mjetit është drejtpërdrejt përgjegjësi e kompanisë dhe jo e shoferit ose e faturinos. Ndaj ky protokoll duhet të ishte më i plotë dhe të përfshinte gjithashtu përgjegjësinë që bie mbi kompanitë e transportit publik nëse nuk kujdesen për higjenën e automjeteve dhe jo të merren vetëm me qytetarët dhe punëtorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME