Categories Lajme

Të varfrit, më të prekurit nga covid/ Çfarë po ndodh në Veriun dhe Jugun e Italisë

Nën karantinën e rreptë të Italisë, Chiara Bosi kaloi gati tre muaj me bashkëshortin dhe katër fëmijët në një banesë vetëm 45 metra katrorë. (“Është më shumë një vrimë sesa një apartament”, thotë ajo.) Më 3 qershor, u hoqën edhe masat e fundit kufizuese. Italianët u lejuan të udhëtojnë jashtë vendit dhe midis rajoneve të brendshme. Por zonja Bosi dhe familja e saj nuk kanë më para të mjaftueshme për të siguruar jetesën, shkruan The Economist.

Ajo po punonte pa kontratë në ekonominë e gjerë “informale” të Italisë, si kuzhiniere në bare dhe restorante në plazh. Tani, ajo thotë se punëdhënësit e mëparshëm kanë aq pak klientë, sa mund të vazhdojnë veprimtarinë vetëm me një staf prej dy ose tre vetash. Bashkëshorti i saj bën punë rastësore në portin e Livornos. Muajin e kaluar, ai punoi vetëm me një turn. “Me katër fëmijë, unë prisja të jetoja një jetë të rehatshme, jo të bëhesha e pasur”, thotë zonja Bosi. “Por kjo? Kjo është poshtëruese”. Ajo ka ardhur në hyrje të bllokut të apartamenteve të tyre të varfra për të marrë një ngastër ushqimore nga një OJF lokale, Amici della Zizzi.

Amici u themelua për t’u kujdesur për fëmijët nga familjet e varfra, duke ndihmuar 30 deri në 40 familje në periudha normale. Por teksa virusi u përhap, thotë presidenti i saj Riccardo Ripoli, organizata u mbingarkua me thirrje. Vullnetarët e tij filluan të mbledhin donacione ushqimesh jashtë supermarketeve. Në një pikë, Amici della Zizzi po shpërndante ushqime për rreth 500 familje. “Por tani njerëzit po lodhen me dhurimet”, thotë zoti Ripoli. “Shumë janë të frikësuar se edhe ata mund të ndodhen së shpejti në vështirësi”.

Kriza sapo ka filluar Pandemia mund të jetë duke u venitur në Itali, e cila tani po regjistron vde.kje të përditshme nga Covid-19 vetëm dyshifrore. Por kriza e varfërisë sapo ka filluar në një vend që është edhe më i pabarabarti në Eurozonë. (Dobësia e vazhdueshme ekonomike e Italisë së Jugut krahasuar me Veriun është arsyeja kryesore për këtë.)

Në një pamje të parë, Italia është në një pozitë të mirë. Leja e përkohshme nga puna, një risi në një numër vendesh, ka qenë prej kohësh praktikë standarde në Itali për kompanitë në vështirësi të përkohshme. Falë partisë kundër establishmentit Lëvizja Pesë Yje, pjesë e qeverisë së majtë të koalicionit të Giuseppe Conte, shumë nga më të varfrit në shoqëri mund të kërkojnë “të ardhura si shtetas” për të rritur fitimet ose pensionet e tyre. Dhe qeveria ka prezantuar masa të shumta për t’u marrë posaçërisht me krizën e koronavirusit. Këto përfshijnë paga urgjente për njerëzit më në nevojë, ngrirjen e hipotekave dhe ndalimin e dëbimeve nga shtëpitë

Italia është shumë e brishtë Por në mënyra të tjera, Italia është shumë e brishtë. Ekonomia e saj joformale është e gjerë, dhe përbën rreth 14% të prodhimit të përgjithshëm. Ata që punojnë në të, shpesh nuk kanë pretendime për të përfituar nga ndihma shtetërore. Pjesa tjetër e tregut të punës varet shumë nga kontratat afatshkurtra. Një nga kategoritë më të rrezikuara në situatën aktuale përfshin punëtorët, kontratat e të cilëve kanë skaduar gjatë karantinës. Një numër i madh i emigrantëve të parregullt janë gjithashtu në pozicion delikat. Më 1 qershor, autoritetet nisën një proces që pritet të rregullojë gjendjen e rreth 220,000 njerëzve. Por sipas disa vlerësimeve, numri i përgjithshëm i emigrantëve të parregullt në Itali, aktualisht është mbi gjysmë milion.

Rezistenca Në përgjithësi, Italia ka qenë në gjendje t’u rezistojë krizave periodike për shkak të nivelit të lartë të kursimeve. Por, edhe pse shumë italianë vazhdojnë të besojnë se i përkasin një kombi kursimtarësh, duket qartë se e vërteta është ndryshe. Sipas OECD-së, një organizatë që përbëhet nga kombe kryesisht të pasura, familjet italiane lënë mënjanë vetëm 2.5% të të ardhurave të tyre — më pak se gjysma e mesatares së Eurozonës prej 5.7%.

Federica De Lauso, një studiuese në Caritas, një bamirësi katolike, thotë se një e metë tjetër ka qenë vonesa. Pagesat për punëtorët me leje të përkohshme dhe me kontratë, kanë kaluar nëpër një procedurë burokratike torturuese që vetëm kohët e fundit është thjeshtuar. “Por ka njerëz që nuk kanë marrë asgjë që nga muaji mars, dhe ato përfshijnë shumë persona që kanë kërkuar ndihmë tek ne”, thotë ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME