Categories Lajme

4 pa jet në Kosovë, mediat dhe familjarët dyshojnë: Nuk kanë pasur oksigjen sa duhet

Katër persona të prekur me koronavirus kanë humbur jetën në Klinikën Infektive në Kosovë. Ata dyshohet se kanë vdèkur në mungesë të oksigjenit. Ndërkohë, ekipet e Mjekësisë Ligjore janë parë pranë Klinikës Infektive me katër kufoma.

Arbnora Fazliu Rama nga Mitrovica tregon për KosovaPress, se mbrëmë në orën 03:00 të mëngjesit ka ndërruar jetë babai i saj 70 vjeçar. Ajo thotë se babait të saj i është përkeqësuar gjendja për një javë, e për këtë shpreh dyshimin se mbrëmë ka pasur problem me oksigjenin. “Unë po dyshoj që gazin nuk e kanë pasur qysh duhet, mbikëqyrja nuk ka qenë qysh ish dashtë me ardhë me shiku pacientin.

Ne ua kemi bërë hyzmetin më shumë se ata, motrat janë ardhë çfarë kanë pasur infuzione e këto me i dhënë, por përgjegjësi të madhe nuk ka pasur askush aty”, thotë ai. Vajza e pacientit i cili ka ndërruar jetë mbrëmë, shton se gjendja e babait të saj ka qenë e mirë gjatë ditës së djeshme. Ajo shprehet e zhgënjyer se si mjekët nuk e kishin lajmëruar atë për gjendjen e 70 vjeçarit. “Një herë veç ka qenë i lodhur, e kena marrë e kena qu në Mitrovicë, atje ja kanë bërë testin e covid-19, i ka dalur pozitiv.

Prej aty ka filluar të ketë probleme me frymmarrje, rastin e kanë dorëzuar drejt në Pulmologji, dhe pas një ditë nuk ka mujt pa oksigjen e kemi drejtuar atje. Kur e kemi drejtuar atje ka qëndruar dy ditë.  Prej aty ka ardhur një mjeke edhe më ka thënë bëne gati babën ka me shku në repartin e Infektivës. Aty na i kanë bërë një maltretim që kurra në jetë nuk do e harroj…aty tu na bërtit, hajde më shpejt”, tha ajo.

Fazliu-Rama nga Mitrovica tregon se babit të saj do i bëhet ekspertiza ndërsa kërko kujdes më të madh për gjithë pacientët që ndodhën në Klinikën Infektive, pasi sipas saj gjendja nuk është e mirë. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ndërsa nuk dihte ende nëse ka pasur hetime për rastin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME