Categories Lajme

‘Ka nisur të ushqehet vetë’, detaje nga gjendja e Blerta Josifit: 3 familjare te koka

Faxweb.al mëson detaje të reja nga gjendja shëndetësore e Blerta Josifit, e cila u gjet e ngujuar së bashku me të ëmën dhe motrën e saj të vdèkur, në banesën e familjes në zonën e Kombinatit. Burime nga spitali psikiatrik, ku dhe është shtruar Blerta tregojnë se 34-vjeçarja ka nisur që të ushqehet vetë, pa ndihmën e mjekëve apo personave të afërm. Gjendja e saj ishte rënduar jo vetëm nga qendrimi në banesë me trupat e pajetë të motrës dhe të ëmës, por edhe nga refuzimi prej kohësh që të konsumonte ushqim.

Mësohet se e reja ka komunikuar me Policinë, por ende ajo nuk mund të konsiderohet si dëshmi, sa kohë që gjendja e saj është ende e pastabilizuar. Ajo është e qartë për gjithçka që ka ndodhur me të ëmën dhe me motrën e saj, ndërkohë që nuk ka shfaqur shumë emocione, pas asaj që ka kaluar. Burimet tregojnë se në dhomën e saj po qendrojnë tre të afërme, të cilat shprehen jashtë kamerave se Blerta, Zhaneta dhe Anisa, edhe më herët nuk shfaqnin emocione, as kur përballeshin me ngjarje të tilla si ceremonitë mortore.

“Nuk prekeshin kurrë, dhe ishin të mbyllura në vetvete”, tregojnë të afërmet e tyre, që tashmë po kujdesen dhe për Blertën, e cila dikur kishte qenë inxhiniere, dhe e kishte humbur punën e saj, e që prej asaj kohe është mbyllur në vetvete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME