Një grua e moshuar ra pre e grabitësve gjatë orëve të natës në Tiranë. Sipas policisë, dy persona të paidentifikuar shkuan në banesën e një 80-vjeçareje në rrugën “Myslim Keta” dhe i morën asaj një shumë parash.
Në njoftimin e saj për mediat, Policia e Tiranës thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes