Categories Lajme

Temperatura nën 0 dhe dëborë, surprizat e motit për javën e ardhshme (TABELA)

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë polare gjatë javës që vjen. Depërtimi i këtyre masave ajrore është jo i zakonshëm për periudhën që ndodhemi pasi janë karakteristike të muajit Dhjetor apo Janar.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak njoftin se gjatë javës përveç reshjeve të shiut do të ketë edhe reshje dëbore si dhe rënie të temperaturave në mëngjes edhe mesditë.

Për ditën e Hënë moti parashikohet kryesisht i vranët e reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Ndërkohë në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër në orët e vona të mbrëmjes priten reshje të dendura dëbore.

Më pas duke filluar nga dita e Martë deri dhe ditën e Premte moti parashikohet kryesisht me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme të vranësirave deri të dendura (mot i vranët).

Këto vranësira do të shoqërohen kryesisht me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në relievet e larta malore në lartësitë mbi 1200 metër reshjet e dobta do të jenë në formën e dëborës.

Përshëndetje nga SHMU!
Për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë polare. Depërtimi i këtyre masave ajrore është jo i zakonshëm për periudhën që ndodhemi pasi janë karakteristike të muajit Dhjetor apo Janar. Në këtë mënyrë priten jo vetëm ditë me reshje shiu por madje dhe reshje dëbore si dhe rënie të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.
Për ditën e Hënë moti parashikohet kryesisht i vranët e reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Ndërkohë në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër në orët e vona të mbrëmjes priten reshje të dendura dëbore.
Më pas duke filluar nga dita e Martë deri dhe ditën e Premte moti parashikohet kryesisht me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme të vranësirave deri të dendura (mot i vranët). Këto vranësira do të shoqërohen kryesisht me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në relievet e larta malore në lartësitë mbi 1200 metër reshjet e dobta do të jenë në formën e dëborës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Maj 2024

Dashi Ka shume mundësi qe yjet te nxitin debatet ne çift gjate kësaj dite. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Polici i Himarës përndoqi dhe përplasi të dashurën kolege! Dikur u pezulluan nga detyra pasi u kapën duke u puthur në makinë

Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka shpallur në kërkim punonjësin e policisë së Himarës, pas dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtohet skena e vrasjes së Roan Brahimit, autorët i ‘rezervuan’ edhe vendin e parkimit (Video)

Autorët e vrasjes së Roan Brahimit mbrëmjen e djeshme në Athinë, i kishin rezervuar viktimës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Brenda skemës së trafikimit të egjiptianëve, zbulohet koka e grupit që luan me miliona euro në vit

Tre javë më parë publikuam historinë e përfshirjes së punonjësve të emigracionit, në një linjë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe shi, parashikimi i motit për sot

Hera-herës reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra dhe lokalisht…

LEXO ME SHUME