Categories Lajme

Takim prezantues të kandidaturës në Himarë Gjergji Goro , në prani të drejtuesit politik të PS për qarkun Vlorë, Blendi Klosi

Takim prezantues të kandidaturës në Himarë Gjergji Goro , në prani të drejtuesit politik të PS për qarkun Vlorë, Blendi Klosi

Në takimin prezantues të kandidaturës së tij në Himarë, në prani të drejtuesit politik të PS për qarkun Vlorë, Blendi Klosi, u vu theksi tek vazhdimi i punës intensive të bashkisë në dobi të komunitetit.

Takimet e Partisë Socialiste në Himarë, ndryshe kryeqendra administrative e Bashkia Himarë, përcjellin përherë interes tek komuniteti ynë.

Nuk janë thjesht takime rutinë, premtimesh apo analiza punësh të përfunduara apo në proces, të cilave përherë ndodh që pjesmarrësit i ndryshojnë natyrshëm protokollin e mbledhjes.

Kështu ndodhi edhe këtë pasdite në Spile, ku çdo anëtar i Partisë Socialiste, i zgjedhur në Asamble, apo edhe qytetar, madje edhe jo votues, ta shijoj në çdo detaj vlerat që ne socialistët ndajmë me njerëzit prej një dekade në Himarë e kudo, në të gjithë Shqipërinë.

Janë pikërisht ato vlera njerëzore që sado të mundohen kundërshtarët tanë imagjinarë, kurrë nuk do të munden të arrijnë tek modeli që na ka votuar dhe do të na votojë në përjetë në 7 fshatrat e Himarës sonë, në të gjithë Lumin heroik dje të Vlorës e sot kaq pranë, të Himarës sonë, akoma më shumë në Borsh deri në Nivicën tonë të dashur duke ndaluar atje tej, në qendër të Shën Vasilit.

Kjo është Himara që sot na dhuroi emocion në prani të mikut tashmë të konfirmuar të Himarës Turistike, Blendi Klosi, i deleguar i Kryesisë së Partisë Partia Socialiste e Shqipërisë për Qarkun e Vlorës.

Të Deputetit tonë shumë të dashur, shokut tim të hershëm, i nderuari Vullnet Ruzhdi Sinaj, si dhe të gjithë të pranishmëve të tjerë. Një falenderim i veçantë për të gjithë ata pjesmarrës të cilët gjeta rastin ta falenderoj çdonjërin prej tyre personalisht, socialistëve të shumtë të Himarës, mbështetësit e mi të pandarë në çdo betejë të fituar. Dhe në fund akoma më shumë falenderime edhe për votuesit e djeshëm të kundërshtarëve imagjinarë, të humbur me “lavdi”, përsëritës të humbjes në çdo lloj të Djele Elektorale në Bashkinë e Himarës.

Ata të cilët ishin pjesmarrësit më të veçantë të këtij takimi prezantimi mbreslënës, këtë pasdite pranvere në Himarën tonë. Dhe në fund, miqtë e mi …

Mbështetja juaj e pakufishme është detyrimi im për t’u dedikuar në çdo punë të realizuar në Himarë. Dedikim që do të vazhdojë edhe për 4 vitet e ardhshme, me të njëjtën përkushtim në çdo kantier që kemi hapur në betejën tonë për ta shndërruar Himarën në kryeqendër të turizmit evropian!

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME