Categories Lajme

Temperaturat përvëluese/ Mjekët apel qytetarëve: Shmangni pikun e vapës

Shqipëria gjatë kësaj jave është përfshirë nga vala e të nxehtit, ndërsa temperaturat priten të arrijnë ditën e shtunë deri në 42 gradë Celsius. Qarku i Elbasanit sipas meteorologëve është një prej qarqeve, i cili do të përfshihet nga temperatura të larta.

Për këtë arsye mjekët kërkojnë që personat me sëmundje kronike duhet të shmangin orët e pikut, ndërsa rekomandojnë të konsumohet sa më shumë ujë për hidratimin e turpit.

Mjeku kardiolog, Saimir Shehu në intervistë për ABC News përcolli disa këshilla për qytetarët në këto ditë të nxehta.

Sipas tij ekspozimi në diell mund të shkaktojë pasoja shëndetësore, sidomos tek personat me sëmundje kronike.

“Ndikon tek hipertensioni, ndikon tek të sëmurët me insuficece kardiake, marrje fryme gjatë natës, lodhje e shpejtë.  

Duhet shmangur piku i vapës. Të dilet herët në mëngjes, të mos lihet asnjëherë ecja ose  të dilet pas orës 19:00 kur freskohet. Sëmundjet kardiovaskulare janë më të përhapura, moshat më të përhapura tek meshkujt janë 50 vjeç e sipër, ndërsa tek femrat 60 vjeç e sipër. Por, vihet re kohët e fundit prania e këtyre sëmundjeve si pasojë e mënyrës së jetës. Vjen nga mungesa e lëvizjes, mungesa e aktivitetit fizik.

Sëmundjet më të përhapura janë hipertensioni arterial, i cili prek jo vetëm moshat e mëdha, por tani ka filluar dhe prek edhe moshat e reja”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME