
Sot në sallën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, është mbajtur seanca gjyqësore për atentatorin e Lul Berishës, Ahmet Ajetin.
Në këtë sallë i pranishëm ka qënë edhe vetë Lul Berisha i cili ëhstë përballur me Ajetin, ku ky i funidt tentoti ta ekzekutonte në vitin 2005″>2005.
Në këtë seancë Berisha nuk ka pranuar të dëshmojë me pretendimin se vjen si i dëmtuar në proces.
Ajeti është dënuar në mungesë me 20 vjet burg për tentativë vrasje dhe u ekstradua nga Lipjani i Kosovës, në Shqipëri 4 muaj më parë.
Pas ekstradimit, Ajeti kërkoi rihapjen e çështjes, dhe rishqyrtimin e dosjes në prani të tij.
Ngjarja e vitit 2005″>2005, çfarë ndodhi në Durrës
Personi që u ekstradua nga Kosova, Ahmet Ajeti, tentoi të vriste Lul Berishën në 30 gusht të vitit 2005″>2005. Ahmet Ajeti dhe Osman Korpuzi u nisën me porosi nga Tirana drejt Durrësit me porosi nga dy persona për të vrarë Lul Berishën. Në afërsi të kafenesë ku ndodhej Lul Berisha, Ajeti u konfliktua me disa persona të tjerë dhe në konfortim e sipër ka plagosur veten e tij me pistoletë./albeu.com/