Categories Lajme

Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Wednesday”

Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Wednesday”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Vihen në pr anga 2 shtetas, procedohen penalisht dy shtetas të tjerë. Sekuestrohet një sasi lëndë na rkotike c annabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Na rkotikëve, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Wednesday”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– H. D., 46 vjeç dhe K. L., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u procedua penalisht shtetasi G. Sh., 47 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. D., i cili ishte së bashku me shtetasit K. L. dhe G. Sh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit ca nnabis s ativa.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u procedua penalisht R. L., 28 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë të Komisariatit Nr. 1., që të mos arrestonte vëllain e tij, shtetasin K. L. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME