Categories Lajme

”Tok së bashku për Skënderbeun”, artistë shqiptarë koncert në Itali

Artistë si Inva Mula, Dua Lipa, Ramë Lahaj, Erza Muqolli, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Olen Çezari, Elhaida Dani dhe Ermal Meta do t’i bëjë bashkë “Skënderbeu” në teatrin “Argentina” në Itali, më 19 nëntor me një koncert i cili do të ofrojë një natë të magjishme që vetëm artistët shqiptarë dinë ta sjellin. Me ta do të jetë edhe ish-kapiteni kuqezi Lorik Cana.

Nën moton “Tok së bashku për Skënderbeun” këta artistë do të performojnë në këtë natë, e cila pritet të jetë e magjishme.

Në këtë manifestim, që bëhet në kuadër të vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të qeverisë shqiptare dhe nga liderët e të gjitha besimeve fetare. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe artistë shqiptarë me famë botërore.

Pas takimit me Papën do të vazhdojë koncerti madhështor “Të Bashkuar në kujtim të Skënderbeut”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME