Categories Lajme

Topalli: Jam për ndryshim, por nuk jam për riciklim

Ish-nënkryetarja e PD-së dhe kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli deklaroi sot se është për ndryshim, por jo për riciklim, duke iu referuar situatës politike para zgjedhjeve.

E ftuar në një studio televizive, Topalli tha se “Lëvizja për Ndryshim ka një objektiv të madh, të vendosë në qendër të politikës vendin dhe interesat e qytetarëve”.

“Unë do bëj atë që kam bërë gjithmonë, kam luftuar kundër korrupsionit dhe krimit kur të tjerët heshtnin. Kam marrë mocion mosbesimi sepse nuk kam hedhur në votim një emër. Kam votuar kundër 2 prokurorëve të Përgjithshëm sepse kam pasur dyshime të thella se nuk do të luftonin korrupsionin. Këto janë qëndrime unike”, tha ajo. “Jam për largimin e Ramës, Metës e Bashës sepse të tre në proporcione të ndryshme janë përgjegjës për historinë dhe zgripin ku ndodhet Shqipëria sot. Qëllimi im është jo që të marr një mandat, nuk kam nevojë për mandate. Unë synoj që të ndihmoj për shkak të përvojës, të angazhoj të rinj e të reja t’i fusim në Parlament. Ata të bëhen vendimmarrës kryesorë e pastaj Jozefina shkon në shtëpi. Për këtë unë po bëj sakrificë, se politika është sakrificë e madhe nëse merr përsipër t’i shërbesh të tjerëve jo familjes tënde”, tha ajo. Topalli tha se në parim është për të bashkëpunuar me të gjithë ata që kërkojnë Shqipëri më të drejtë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME