Categories Lajme

Trafik seksual, koka e grupit një shqiptar: 15 vajza nga Amerika e Jugut shfrytëzoheshin për punonjëse seksi në hotelet greke

Një organizatë kriminale është “çmontuar” në Greqi. Grupi ishte aktive në trafikimin dhe shfrytëzimin e grave të huaja nga Amerika Latine. Sipas mediave greke, në tre hotele në zona të ndryshme të Atikës ndodheshin 15 femra, viktima të organizatës kriminale, të gjitha shtetase të Brazilit, Kolumbisë, Venezuelës dhe Marokut. Ndërkohë që janë arrestuar 8 anëtarë të organizatës kriminale, nga të cilët 5 ishin të huaj dhe 3 shtetas grekë.

Në mënyrë të veçantë u arrestua një 37-vjeçar me origjinë shqiptare, i paidentifikuar me emër, i cili ishte drejtuesi i grupit kriminal; e po ashtu tre persona të tjerë (40, 33 dhe 31 vjeç), të cilët ishin përgjegjës për transportin e vajzave. Në pranga ka përfunduar edhe një 62-vjeçar në hotelin e të cilit kryheshin takimet seksuale me “klientët”.

Ndaj të arrestuarve është ngritur një dosje për veprat penale të organizatës kriminale dhe trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa janë edhe tre anëtarë të tjerë të organizatës, të cilët janë në kërkim. Sipas hetimiet, mënyra e veprimit të organizatës kriminale ishte si më poshtë:

– rekrutuan gra të huaja, të ardhura nga vendet e Amerikës Latine, të cilat përballeshin me probleme të mëdha financiare dhe i transportonin në Greqi.

– i sistemonin në një hotel në Athinë, ku jetonin në kushte të këqija, duke monitoruar plotësisht lëvizjet e tyre.

– i detyronte të kryenin takime seksuale me klientët kundrejt një pagese monetare, të cilën e organizonin nëpërmjet një agjencie që vepronte në një faqe interneti.

Anëtarët e grupit kishin ngritur një qendër (call center), ku operatorët informonin klientët e mundshëm se në cilën faqe interneti duhet të vizitonin për të parë “profilin” e grave dhe u shpjegonin për vendin ku do të zhvillohej takimi. Të arrestuarit me dosjen janë dërguar në prokurorinë kompetente, ndërsa 15 viktimave iu është ofruar ndihma dhe mbrojtja e duhur

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME