Ngjarje e rëndë në Kosovë. Policia ka raportuar se një person në Mitrovicë ka qëlluar me armë zjarri vëllain e tij. I plagosuri u transportua në spital. Vëllai tjetër që qëlloi u arrestua. Ende nuk dihen shkaqet. “Mitrovicë 02.09.2023 – 12:42.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me vëllain e tij kishte shkrepur armën e zjarrit dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore vellait të lartpermendur.
Vellai ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas është liruar për shërim shtëpiak. Arma pistoletë e kal. 6 mm qe dyshohet se është përdorur në këtë rast është sekuestruar nga policia. Me aktvendim te prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje” thotë policia
