Categories Lajme

Tragjike/ U thith nga kulluesi i pishinës, humb jetën 8-vjeçari në Itali

Një fëmijë 8-vjeçar humbi jetën në Itali pasi u thith nga kulluesi  i pishinës. Ngjarja e pazakontë ndodhi në qytetin Terme di Cretone, jo shumë larg Romës.

Mediat italiane shkruajnë se i mituri ka rënë në pishinë në momentin kur është lajmëruar sinjali zanor për mbylljen e banjave termale. Një djalë i quajtur Stefan, 8 vjeç përfundoi në fund të pishinës në vetëm pak çaste pasi kulluesi e thithi të gjithë ujin dhe më pas u zhduk në tub, raporton Corriere della Sera.

Vizitorët u përpoqën të shpëtonin djalin pa sukses. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit kanë nxjerrë trupin e djalit me ndihmën e litarëve dhe dorezave pas dy orësh.

Në bazë të hetimeve, hetuesit dolën në përfundimin se djali ka rënë në pishinë në momentin e zbrazjes dhe pastrimit, që është një praktikë e zakonshme në banjat termale, por është e paqartë pse sistemi i kullimit është ndezur ndërkohë që kishte ende vizitorë në pishinë.Prokurori publik i Tivolit, i cili po heton rastin, urdhëroi hetimin dhe kontrollin e funksionimit të sistemit të kullimit në pishinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME