Categories Covid-19, Lajme

Tre humbje jete e mbi 1200 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në lidhje me situatën aktuale të Covid raporton: 4,729 testime, 1,207 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete dhe 147 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4,729 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,207 qytetarë, në këto bashki: 552 në Tiranë, 63 në Durrës, 56 në Gjirokastër, 51 në Fier, 48 në Elbasan, 45 në Shkodër, 38 në Vlorë, 30 në Lushnje, 28 në Kamëz, 22 në Berat, 17 në Kavajë, 16 në Sarandë, 14 në Vorë, 13 në Divjakë, 12 në Lezhë, Shijak, Gramsh, Librazh, 11 në Kurbin, Korçë, 10 në Krujë, Patos, Përmet, Devoll, 8 në Tropojë, 7 në Skrapar, 6 në Dibër, Mat, 5 në Himarë, Belsh, Peqin, 4 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispil, Tepelenë, Prrenjas, 3 në Mirditë, Libohovë, Memaliaj, Pogradec, Poliçan, 2 në Pukë, Kukës, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, 1 në Fushë-Arrëz, Has, Bulqizë, Maliq, Kolonjë, Dimal, Cërrik.

Janë 13,340 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Një qytetar nga Belshi 74 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Tirana 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,114 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (09 Janar 2022) Raste të reja ditore 1,207 Të shëruar në 24 orë 147 Të shtruar në spitale 123 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 4,729 Testime totale 1,529,669 Raste pozitive 219,694 Raste të shëruara 203,114 Raste Aktive 13,340 Humbje jete 3,240 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 6,531 Fier 1,201 Durrës 1076 Elbasan 936 Vlorë 809 Shkodër 805 Gjirokastër 528 Berat 437 Lezhë 389 Korçë 333 Dibër 185 Kukës 110.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME