Categories Lajme

Tre vajza, dy minorene dhe një e re zhduken në Tiranë

Tre vajza janë zhdukur në Tiranë. Situata bëhet më shqetësuese, kur mësohet se dy prej tyre, minorene, 12 dhe 13 vjeçe, shoqe midis tyre, janë zhdukur së bashku.

Vajza e tretë është një e re, 18-vjeçare.

Zhdukjet  vajzave janë denoncuar nga të afërmit e tyre, ndërsa ende Policia nuk ka informacion për vendndodhje apo gjetjen e tyre të mundshme.

Komisariati i Policisë Nr. 3

  • Më datë 19. 12. 2018, shtetasja E. P., vjeçe 27, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 18.12.2018, i është larguar nga banesa motra, E. A., vjeçe 18. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 4

  • Më datë 19. 12. 2018, shtetaset A. M., dhe L. Sh., vjeç 39 dhe 35, banuese në Tiranë, kanë kallëzuar se, më datë 18.12.2018, u janë larguar nga banesat dy vajzat e tyre të mitura, J. H., dhe S. Sh., vjeç 12 dhe 13, banuese në Tiranë të cilat nuk janë kthyer. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME