Categories Lajme

Tre vibratorë, konjak 5 mijë euro dhe verëra të shtrenja, ja çfarë gjeti BKH-ja në vilën e Arben Ahmetaj që i dha Klod Zoto

Përfaqësuesit e SPAK dhe BKH-së zbarkuan dje për kontroll në tre nga vilat e Arben Ahmetajt në komplekset Rolling Hills në Tiranë, Valamar në Gjirin e Lalzit dhe Green Coast në Palasë.

Ahmetaj i ka fshehur vilat në emrin e bashkëshortes Albina Mançka dhe bashkëjetueses Arjola Hoxha, duke mos i deklaruar në ILDKPKI.

Sipas burimeve, tek vila në F 22 në Valamar, hetuesit e BKH-së, gjatë kontrollit, kanë gjetur edhe lodra seksi, konretisht tre vibradorë, për stimulim të kënaqësive seksuale. Madje njëri prej vibratorëve ishte në karikim.

Nuk dihet nëse është mbajtur procesverbal, por gjetja e vibratorëve nuk është ndonjë befasi, pasi Arben Ahmetaj, nuk njihet vetëm si emblemë korrupsioni, por ka rrahur gjithnjë gjoksin nëpër tavolina dhe rrethe të ngushta si ‘hamshor’, si eksperimentues në seks dhe i papërmbajtur.

Përpos vibratorëve dhe 30 mijë eurove, hetuesit kanë gjetur në vilën e Arben Ahmetajt edhe sende me vlerë, si dhe disa shishe të veçanta me konjak, një nga të cilat kushton deri në 5 mijë euro.

Hetuesit kanë gjetur edhe verëra të shtrenja, tregues i pasionit të Tigrit për verën.

Pikërisht në vilën që Ahmetajt i ka dhënë Klodian Zoto, hetuesit kanë gjetur edhe 30 mijë euro.

Ligji nuk e lejon zyrtarin dhe njerëzit e lidhur me të, që të mbajnë më shumë se 1.5 milionë lekë cash.

Por, për Tigrin kjo shkelje është e papërfillshme në kushtet kur ka fshehur 3 vila me vlerë rreth 3 milionë euro.

Prapaskena mëson se Arben Ahmetaj posedon pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro në Zvicër dhe Angli. Prapaskena

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME