Categories Lajme

Tropojë, plagoset anëtari i fisit Haklaj, shpallet në kërkim autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Tropojës, ku 33-vjeçari Alban Haklaj është qëlluar nga 24-vjeçari Genti Vatnikaj. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Alban Haklaj ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Autori i plagosjes Genti Vatnikaj është shpallur në kërkim ndërkohë po hetohen shkaqet e kësaj plagosjeje.

Njoftimi i policise: Tropojë Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Curri, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tropojë. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, ku falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin G. V., 24 vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H. Në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. I plagosuri shtetasi A. H., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME