Categories Lajme

Errësirë në Valbonë, biznesmeni denoncon

Në kohën kur petku i dëborës ka zbukuaruar Valbonën, një nga pikat më të preferuara turistike në vend, biznesmeni i njohur Avni Ponari ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike në këtë zonë. Zona turistike Alpine vitet e fundit ka pasur probleme te theksuara me energjinë elektrike të cilat mesa duket vazhdojnë.

Biznesmeni Ponari i cili ka ndërtuar një nga hotelet më të mëdha dhe moderne në Valbonë, thekson se pavarësisht se zona e bukur natyrore ka tri HEC-e të ndërtuara në shtratin e lumit, furnizimi me energji elektrike mungon. Kjo sigurisht që dëmton sipërmarrësit dhe operatorët turistikë që kanë investuar në zonë në këtë industri, por edhe turistët që prenotojnë dhe paguajnë për të pushuar në këtë zonë dhe gjejnë erresirën elektrike në vitin 2021.

Postimi i Ponarit: Valbona e mbushur me bore e vetmuar mes alpeve. Valbona ka tani ne shtratin e saj 3 HC qe sjellin energji ne te gjithe Shqiperine po Valbona s’ka drita perseri ska radio ska Tv. Ashtu ne heshtjen e saj pret me me qetesi dhe shprese se edhe ajo do kete drita. Nuk i kerkojne falas edhe pse e meritojne por sepaku drita nga lumi qe mban emrin e fshatit tyre te bukur. Dikush duhet te veproje jam i bindur ose ta shpallin me statusin Zone turistike me 3 HC dhe pa drita.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME