Categories Lajme

Trupi i vëllait të saj ende pa zemër/ Majlinda Sula proteston e vetme: Është trafik organesh

Majlinda Sula, motra e të ndjerit Saimir Sula, trupi i të cilit erdhi në atdhe pa organin e zemrës, ka organizuar sërish protestë para ministrisë së Drejtësisë.

E vetme, Sula i ka kërkuar ministrit Ulsi Manja të kontaktojë me homologët spanjollë për zbardhjen e ngjarjes. Ajo tha se qartazi bëhet fjalë për një rast të trafikut të organeve dhe se prokuroria shqiptare, ende nuk ka bërë asnjë veprim për të hetuar plotësisht denoncimet e familjarëve.

“Këtu logjikisht ka trafik organesh. Nëse nuk është trafik organesh, ku është zemra? Nuk po mendojmë për një moment që është trafik organesh, ma thoni ju ku është zemra dhe pse është kaq e vështirë të bëhet një ADN. Zoti Manja në 3 vite rradhazi, ju mbajtët heshtje. Nuk i kërkuar llogari homologes për 7 letër porositë që janë dërguar.

Zonja Suela Salavaçi prokurore e rastit në Shqipëri, keni një rat të hapur për trafik organesh. Kodin Penal nuk e kemi bërë ne si familje. Nëse keni një rast të tillë, ju këtë rast më tregoni si do e mbyllni? Pse nuk e hetoni, pse nuk është vijuar hetimi në 3 vite? Unë iu kam nisur me një USB videot e vdekjes së vëllait tim, pse nuk keni interes për të parë këto video ku tregohet Saimiri i masakruar nga 8 rojet e spitalit publik në Spanjë?”– u shpreh Majlinda Sula, motra e të ndjërit Saimir Sula.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME