Categories Lajme

U dhunua një natë më parë/ Zbardhet dëshmia e drejtorit të OSHEE-së në Lezhë: Më goditën me levë

Drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së, Edmir Përndreca i cili u dhunua një natë më parë ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor.

Ai ka deklaruar se e kanë ndjekur dhe pasi e kanë goditur me makinë, ai ka zbritur e më pas është dhunuar. Sipas Përndrecës, autorët ishin tre.

“Më ndoqën më goditën me makinë sapo zbrita më gjuajtën me leva, ishin tre persona por nuk i identifikova dot,” tha ai.
Mbrëmjen e djeshme, mjeti i drejtuesit të OSHEE-së u godit nga pas.

Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht Përndrecën.

Drejtorit të OSHEE i kanë thyer krahun dhe këmbën. Diçka e tillë vjen pas intensifikimit të kontrolleve të OSHE për vjedhje apo ndërprerje të energjisë elektrike ndaj abonentëve debitorë.

Edmir Përndreca është emëruar drejtor i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti, ndërsa ka një karrierë të gjatë pune si inxhinier pranë këtij institucioni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME