Categories Lajme

U nda nga jeta Shyqyri Rreli/ Ilir Meta: Futbollist dhe trajner i jashtëzakonshëm!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, Shyqyri Rreli. Në një reagim në rrjetet sociale, Meta kujton arritjet historike të Shyqyri Rrelit si trajner i Shpresave dhe me klubin e Tiranës me të cilat arriti nivele të larta ndërkombëtare.

Reagimi i plotë nga Ilir Meta: Sot u nda nga jeta një personalitet i jashtëzakonshëm i sportit dhe i futbollit kombëtar Prof.Shyqyri Rreli. E gjithë jeta e tij ishte në shërbim të zhvillimit të sportit e në veçanti futbollit. Kontributi i tij i gjithanshëm si një futbollist kampion, por edhe si një trajner i arritjeve historike në drejtim të Ekipeve Shpresa në nivelet më të larta ndërkombetare, të Ekipit Kombëtar dhe të ekipit të jashtëzakonshem të Tiranës (17 Nëntori) të viteve ’80, meriton nderim dhe respekt.

Edhe sot kemi emocione kur kujtojmë Ekipet Kombëtare Shpresa që me këtë trajner të madh fitonin kampionatet ballkanike dhe mundnin ekipet më të forta të kontinentit, apo Kombëtaren e jashtëzakonshme që nënshtronte 2 me 0 Belgjiken e Pfafit, Shifos dhe Kulemansit, duke guxuar për t’u kualifikuar në kampionatin botëror të Meksikës.

Ne sot kujtojmë Tiranën (17 Nëntorin) e Prof. Rrelit si një kampione e jashtëzakonshme, por edhe fituese ndaj shumë ekipeve të mëdha në ndeshjet ndërkombëtare. Sepse profesori dinte të krijonte frymën e ekipit dhe t’i edukonte me ndjenjën e fitores lojtarët e tij duke e ngritur në një stad të ri futbollin tonë në arenën ndërkombëtare. Kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm sepse arritjet dhe kontributet e tij mbeten historike dhe frymëzuese për të ardhmen. E ndaj sot dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta me Familjen Rreli dhe gjithë botën e futbollit dhe sportit shqiptar. U prehtë në paqe shpirti i tij!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, 22 lopë e viça të djegur (Detaje)

Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë të Selenicë, duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhoma e Avokatisë Vlorë: Centralizimi ka sjellë vonesa, të rishikohet harta gjyqësore

Dhoma e Avokatisë Vlorë, përmes një deklarate publike drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 12 Shkurt 2026

Dashi Energjia juaj do të jetë e lartë dhe do të ndiheni gati për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bie zjarr në një stallë në Selenicë, digjen 22 lopë dhe viça

Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë, në Bashkinë e Selenicë. Zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zero siguri te “FiBank”! 58-vjeçari frikësoi klientët dhe grabiti 20 mln lekë, arrestohet (Pamje)

“FiBank” është tentuar të grabitet me armë zjarri ditën e sotme rreth orës 11:15. Banka e…

LEXO ME SHUME