Categories Sport

Statistika e dekadës në Europë/ Messi nuk njeh rival, befason Payet

Lionel Messi e mbyll këtë dekadë me shifra të frikshme duke lënë pas Cristiano Ronaldo në çdo aspekt sportiv. Kompania britanike për mbledhjen e të dhënave në sport, Opta, ka bërë një përmbledhje të golashënuesve, asistuesve dhe futbollistëve më kreativ të 10 vjetëve të fundit në pesë ligat kryesore evropiane; Premierligë, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligë 1.

Messi është golashënuesi më i mirë i dekadës me 369 gola, duke lënë prapa yllin e Juventusit, Ronaldon me 335. Argjentinasi e mbyll dekadën me 34 gola më shumë se rivali i tij portugez. I treti në listë është Edinson Cavani i PSG-së me 223 gola. Robert Leëandoëski i katërti me 221 dhe Luis Suarez i pesti më 210. Messi është po ashtu asistuesi më i mirë i kësaj dekade,. Ylli i Barçës ka asistuar 136 herë në dhjetë vjetët e fundit. Pas tij renditen Angel Di Maria me 108 asiste dhe Mesut Ozil me 106 asiste.

Ronaldo është i pesti në listën e asistuesve më të mirë të dekadës, me 98 asiste, prapa Thomas Muller që i ka 103 asiste në vendin e katërt. Ndërkohë, lojtari më kreativ i dekadës është mesfushori i Marseille Dimitri Payer, me 974 paraqitje kreative. I dyti është Mesut Ozil me 916 paraqitje kreative, ndërsa i treti Eden Hazard me 830.

Messi, është vetëm i pesti, me 789 paraqitje kreative. Ai ngel prapa David Silva që ka 812 paraqitje kreative në vendin e katërt. Ronaldo nuk është në top 10 lojtarët më kreativë të kësaj dekade.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME