Categories Lajme

U shtrua në spital/ Prokuroria kërkon burg për Alda Klosin, kur do mbahet seanca

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar vendosjen e masës së sigurisë arrest me burg për Alda Klosin, ish-drejtoreshën e Ministrisë së Financave.

Kërkesën e kanë dorëzuar dje në drekë në gjykatë. Seanca për Alda Klosin (Ciko) e cila akuzohet për pastrim parash, deklarim të rremë para policisë dhe fshehje pasurie mund të mbahet nesër. Klosi nuk e ka mbajtur dot presionin dhe ka përfunduar në spital për shkak të problemeve shëndetësore një ditë më parë.

Pak orë pasi ka përfunduar në qeli ish shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj ka shfaqur tension të lartë dhe është dërguar me urgjencë në QSUT për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Me gjasa ajo do të qëndrojë edhe në vijim nën monitorimin e bluzave të bardha dhe do t’i bëhet në spital verifikimi i masës së sigurisë.

Arrestimi i Alda Klosit erdhi pas dëshmisë së Sanitares Rozeta Dobi e cila më herët ishte arrestuar me akuzën e vjedhjes së 120 mijë eurove nga shtëpia e zyrtares. Një kontroll i dytë i banesës së Rozeta Dobit dhe të birit Havier Dobi zbuloi dhe 405 mijë euro të tjera të cilat mbetën pa zot.

Thellimi i hetimeve nga policia dhe prokuroria e kryeqytetit si edhe pyetja për disa orë e sanitares Rozeta dobi zbuloi se gjithçka ka qenë inskenim dhe paratë e gjetura në banesë nuk ishin vjedhur por ish zyrtarja e lartë ia kishte dhënë për t’i fshehur.

Në dëshminë e saj Rozeta Dobi ka thënë se ka parë shumë para të cilat vinin me kuti dhe ishin të fshehura në disa shtëpi të ish-zyrtares Klosi. Dobi implikon dhe persona të tjerë që kishin kontakt me zyrtaren përfshi dhe ish ministrin Arben Ahmetajn me të cilin sipas saj Alda Klosi kishte raport personal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME