Categories Kulture, Lajme

Ujësjellësi i Butrintit, një dhuratë perandorake dhe monument shumë i rëndësishëm për qytetin antik

Parku Kombëtar i Butrintit është nga sitet më të vizituara prej turistëve. Një prej objekteve antike me të cilët përballen vizitorët në këtë park, është edhe ujësjellësi.

“Ujësjellësi ishte padyshim një monument shumë i rëndësishëm për Butrintin dhe shuma e madhe që u nevojit për ndërtimin e tij na bën të mendojmë se ishte një dhuratë perandorake”, thuhet në një postim online të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Ujësjellësi u ndërtua në kohën e Augustit, ndoshta në të njëjtën kohë me ndërtimin e një ure mbi kanalin e Vivarit. Kjo urë ishte pjesë e rrugës së luginës së Pavllës që lidhte Butrintin me rrugën kryesore Aulon – Nikopol.

Të dyja ishin arritje inxhinjerike të rëndësishme me një domethënie pamore dhe simbolike të madhe: ura kishte rreth 37 kembe dhe kapërcente një distancë uji të gjatë rreth 430 m, ndërsa ujësjellësi ishte i gjatë 4 km, nga burimet në Xarrë deri në Butrint.

Këto dy vepra lidhnin Butrintin me botën romake dhe i lejonin qytetit të merrte pjesë në një stil të ri jetese që kishte nevojë për sasi të mëdha uji në banjat, në hatërvanët e në çesmat publike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME