Categories Sport

Man City heq dorë nga Paqueta dhe tenton transferimin e Florian Wirtz

Manchester City ka tentuar transferimin e mesfushorit brazilian Lucas Paqueta nga West Ham United.

Kampioni në fuqi i Anglisë dhe Evropës ka dërguar një ofertë prej 70 milionë euro për brazilianin, ofertë që është refuzuar nga londinezët.

Megjtihatë pas një hetimi që po bëhet për një karton të verdhë të Paquetas ku dyshohet se janë vendosur baste të mëdha, City ka hequr dorë nga transferimi i tij.

Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola ka rikthyer sytë te një objektiv i vjetër, ylli i ri gjerman Florian Wirtz.

20-vjeçari ka lënë mbrapa lëndimin që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushave dhe është rikthyer me dy gola në këtë fillim sezoni, një në Bundesliga dhe një tjetër në DFB Pokal.

Lëndimi i Kevin de Bruyne ka bërë që City të kërkojë me çdo kusht transferimin e një mesfushorii dhe Wirtz është një nga dëshirat më të mëdha të trajnerit Pep Guardiola.

Leverkusen e vlerëson shumë yllin e tyre, por City pritet që gjatë kësaj jave ta testoj skuadrën gjermane me një ofertë rreth 90 milionë euro për talentin gjerman.

Interesim për Wirtz kanë shprehur edhe skaudrat tjera të mëdha si Bayern Munich, Real Madrid, Chelsea, Liverpool, Manchester United e Barcelona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME