Categories Sport

VIDEO/ Puthi lojtaren pas fitores, ‘kryqëzohet’ Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales ka kërkuar falje, pasi puthi në buzë lojtaren Jenni Hermoso, kur Spanja fitoi Kupën e Botës për femra.

Rubiales e puthi sulmuesen spanjolle gjatë ceremonisë, pas fitores 1-0 të skuadrës ndaj Anglisë në finalen e së dielës, sipas BBC.

“Nuk më pëlqeu”, tha Hermoso në Instagram, por një deklaratë e lëshuar më vonë në emër të saj mbrojti Rubiales.

Të hënën, Rubiales tha: “Kam gabuar plotësisht, duhet ta pranoj”.

Ai shtoi: “Ishte pa qëllim të keq në një kohë me shumë emocione. Për momentin e pamë të natyrshme, por jashtë është krijuar një bujë. Më duhet të kërkoj falje, të mësoj nga kjo dhe të kuptoj se kur je president duhet të jesh më i kujdesshëm”.

Rubiales u kritikua nga disa ministra të qeverisë spanjolle dhe në mediat sociale.

Ministrja e Barazive në Spanjë, Irene Montero, tha: “Është një formë e dhunës seksuale që gratë vuajnë çdo ditë.”

Montero shtoi se deri më tani ka qenë “e padukshme” dhe se është diçka që “ne nuk mund ta normalizojmë”.

“Nuk duhet të supozojmë se puthja pa pëlqim është diçka që ‘ndodh’”, tha ajo.

Ministri i Sportit i Spanjës, Miquel Iceta i tha radios publike spanjolle se ishte “e papranueshme” që Rubiales të puthte Hermoso, duke shtuar se “Gjëja e parë që ai duhet të bëjë është të japë shpjegime dhe të kërkojë falje, është gjëja logjike dhe e arsyeshme për ta bërë”.

Në një deklaratë të lëshuar nga Federata Spanjolle e Futbollit, pas komentit fillestar të lojtarit për mospëlqimin e puthjes, Hermoso tha se momenti ishte një “gjest i natyrshëm dashurie”.

“Ishte një gjest reciprok krejtësisht spontan për shkak të gëzimit të jashtëzakonshëm që sjell fitimi i një Kupe Botërore”, tha 31-vjeçarja e cila është golashënuesja më e mirë e Spanjës.

Veprimet e Rubiales u kritikuan shumë në mediat sociale, me shprehjen “dimision ya” “dorëhiqu tani” në anglisht një trend në X, i njohur më parë si Twitter, në Spanjë.

Rubiales i tha transmetuesit spanjoll COPE se ishte “një puthje mes dy miqve që festonin diçka” dhe ata që e panë atë ndryshe ishin “idiotë dhe budallenj”.

“Le t’i injorojmë ato dhe të shijojmë gjërat e mira”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

LISTA ME 27 EMRAT/ Sylvinho shpall skuadrën shqiptare të kompionatit evropian

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho bëri publike listën e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare të futbollit…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Laçi-Flamurtari/ Shtangen vendasit, vlonjatët rikthejnë baraspeshën (VIDEO)

Laçi pret Flamurtarin në takimin e vlefshëm për finalen e “play-out”-it të Kategorisë Superiore. Fituesi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rekordi i Vllaznisë së femrave, 11 herë radhazi kampione e Shqipërisë

Vllaznia e femrave nuk njeh rivale në kampionat. Vajzat shkodrane fituan në finalen e “Final…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Në prag të Final Four, FSHF publikon kalendarin, tre ndeshje në një javë

Tre ndeshje në një javë. Federata shqiptare e futbollit zbuloi dhe kalendarin për 3 javët…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Haaland i rikthehet golave, Man. City fiton 0-2 kundër Nottingham dhe ndjek Arsenalin

Në “City Ground” Nottinghami vendas u mund 0-2 nga Manchester City. “Qytetarët” tanimë janë në…

LEXO ME SHUME