Categories Lajme

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë letër Ramës e Manastirliut: Ja kërkesat e tyre

Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë i janë drejtuar nëpërmjet një letre kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësië, Ogerta Manastirliu, ku kanë adresuar shqetësimet e tyre. Ndër të tjera, ata kërkojnë të bëhet ulja e marzhit të tregtimit të barnave, të hiqen kriteret për hapjen e farmacive dhe të bëhet licencimi i farmacive pranë QKB.

Në letër theksohet se: Duhen vendosur kriteret për hapjen e farmacive, si sa i takon sipërfaqes, distancës dhe numrit të banorëve për farmaci. 2. Duhet që pronar i subjetit farmaceutik të rivendoset farmacisti drejtues teknik i subjektit (kjo eksperiencë ekziston në vendet e BE, por ka qenë e aplikuar dhe tek ne). 3. Duhet limitim i numrit të farmacive që mund të ketë në pronësi pronari i farmacisë (jo më shumë se tre, referuar vendeve të BE). 4. Mënjanimi i konfliktit të interesit nëpërmjet parashikimeve që ligji duhet të jetë një kriter tjetër që duhet plotësuar kur dikush hap farmaci. 5. Duhet rishikuar marzhi i tregëtimit të barnave.

6. Duhet aplikuar e përcaktuar tarifë shërbimi për farmacistin (ekziston tek të gjitha profesionet e rregulluara që ofrojnë shërbim, nga ky rregull përjashtohet vetëm farmacisti). 7. Vendosja e orarit të shërbimit farmaceutik të jetë kompetencë e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë dhe jo e Ministrit të Shëndetësisë. 8. Importues-shpërndarësit, qofshin ata dhe farmacistë nuk duhet të kenë të drejtë të hapin farmaci. Identifikimi i pronarit/pronarëve nuk duhet të realizohet nëpërmjet NIPT-it, ai duhet të shërbejë si element i dallueshëm i subjektit vetëm në aspektin tregëtar. Identifikimi duhet të realizohet nëpërmjet individit si person fizik me aftësi juridike dhe për të vepruar.

9. Është domosdoshmëri hartimi sa më i shpejtë i një rregulloreje të shërbimit farmaceutik. Pas daljes së një ligji, ai duhet të plotësohet me akte të tjera normative.

Ligji aktual i barnave dhe shërbimit farmaceutik ndërhyrjen e fundit e pati në vitin 2014. Jemi ende në mungesë dhe vuajmë pasojat e mosekzistencës së një rregulloreje e cila saktëson gjera specifike që lidhen me ligjin. 10.Të ndryshohen procedurat e deritanishme për hapjen e farmacisë. Miratimi pas kontrollit paraprak në ambientet që do shërbejnë si farmaci, duhet të paraprijë procedurat e nxjerrjes së të dhënave të biznesit të farmacisë pranë QKB.

11. Si institucion që japim dhe heqim të drejtën e ushtrimit të profesonit, përpunojmë të dhëna të cilat lidhen jo vetëm me farmacistin, por dhe me farmacinë, me përgjegjësi të plotë deklarojmë se numri i farmacive lidhur me numrin e banorëve që ndodhet në Shqipëri është shumë herë më i lartë se vendet e BE dhe rajonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME