Categories Lajme

‘Largohet nga jeta’ një tjetër person në Shqipëri

Ndërron jetë nga koronavirusi pacienti 86-vjeçar i cili ishte shtruar tek Spitali Infektiv. Ministria e Shëndetësisë njofton se ai po trajtohej prej 12 ditësh në terapi intensive, por nuk ka arritur ta fitojë betejën me Covid-19 pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

MSH bën apel për ruajten e distancimit fizik, përdorimin e maskës dhe kujdesin e higjienës vetjake.  “Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID. Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm”, njofton MSH.

Në përditësimin e fundit, ISHP njopftoi për 2 viktima të tjera në 24 orët e fundit, ndërsa u regjistruan 45 raste të reja të infektuara.Deri më tani ka humbur jetën 66 persona nga Covid-19 në vendin tonë, ndërsa numërohen 99 raste aktive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME