Categories Lajme

“Vajza filloi të qante”, gazetari rrëfen atë që përjetoi familja pas shpërthimit me tritol

Gazetari Elidon Ndreka, të cilit iu vendos sasi tritoli në banesën e tij në Lezhë pak pas mesnatës ka folur para mediave duke treguar tronditjen që shkaktoi në familjen e tij. Ai thotë se jeton me prindërit, bashkëshorten dhe dy vajzat, njëra prej të cilave filloi të qante nga zhurma e madhe.

Ndreka shprehet se nuk ka konflikte me njeri dhe arsyeja e vetme që mund të jetë bërë për vendosjen e lëndës plasëse është puna e tij si gazetar.

“Rreth orës 12:30 ka ndodhur një shpërthim tritoli pranë portës së banesës time. Nga shpërthimi ka –pasur vetëm dëme materiale. Në fakt nuk di të drejtoj gishtin tek një person apo disa se kush mund ta ketë kryer, por shpresoj që policia dhe drejtësia të shkojnë deri në fund dhe të zbardhin ngjarjen. Do të doja të falenderoja policinë e shtetit që është treguar mjaft e gatshme sapo i kam telefonuar. Shpresojmë që të zbardhet sa më shpejt.

Prindërit e mi janë në moshë, të dy janë pensionistë. Unë prej vitesh bëj profesionin e gazetarit dhe e vetmja indicia mund të jetë puna që bëj. Por nuk di të them se jemi cdo ditë në terren duke bërë kronika, nuk di të drejtoj gishtin. Kjo si ngjarje është mjaft e rëndë, do të doja që secili nga kolegët ta mendonte sit ë ishte në shtëpinë e tij pasi unë në banesë jetoj me babin, mamin, bashkëshorten dhe dy vajzat. Tronditja ishte goxha e madhe dhe vajza filloi të qante pasi shpërthimi ishte goxha i rëndë. Shpresoj që drejtësia ta zbardhë. Kam besim të plotë që do të zbardhet në bazë të provave dhe nga kamerat e sigurisë. Janë sekuestruar pamjet filmike”, tha Ndreka. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME