Categories Lajme

“Testime, testime, testime”, Rama përgjigjet për menaxhimin e covid

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të shumta se qeveria nuk po kryen testime dhe koronavirusi po përhapet me shpejtësi. Në fjalën e tij nga hapja e kantierit të parë në lagjen “5 Maji” për Rindërtimin, Rama përmendi rastin e Francës që prej ditës së djeshme ka rikthyer masat kufizuese. Sipas Ramës, askush nuk e ndalon infeksionin, pavarësisht numrit të testimeve, dhe shtoi se qeveria është e qartë me atë që bën por ngre pyetjen se “kush janë politikanët që të vendosin sa testime do bëhen?”

“Kur thotë ndalojmë infeksionin? Bëj testime më shumë thotë që të ndalosh infeksionin! Po mirë pse nuk e ndalon Franca infeksionin, që është vendi i parë sot për numrin e testimeve. Pse se ndaloi Gjermania?Pse nuk e ndaloi askush infeksionin se i bënë më shumë apo më pak testime?! Dhe kush jemi ne, kush jam unë, kush  është ai, kush janë politikanët që vendosin sa testime do bëhen?!

Kush janë, ne thjesht dhe vetëm kemi detyrimin t’ju përgjigjemi atyre që janë në krye të detyrës, që t’u bindemi, t’i dëgjojmë dhe të në tregojnë se çfarë duhet të bëjmë. Dhe jo ti torolisim dhe ti ngatërrojmë me lloj-lloj budallallëqesh, duke nxjerr në skenë njerëz që s’kanë lidhje me këtë situatë të ngatërruar. Qeveria është e qartë dhe di se çfarë bën”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME