Categories Lajme

Ndërron jetë 44-vjeçari në Infektiv

Një 44-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv për shkak të koronavirusit. Burime bëjnë me dije se nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese, por gjendja e tij u përkeqësua nga Covidi dhe familja u detyrua që ta dërgonte në spitalin Infektiv për trajtim mjekësor. Para se të merrte lajmin e hidhur, gruaja e tij tha se kishte humbur kontaktet që mbrëmjen e kaluar me të.

E shqetësuar për gjendjen e bashkëshortit të saj, i cili kishte 8 ditë në Infektiv, gruaja u shpreh më herët se spitali Infektiv është shndërruar në një burg, ku askush nuk jep informacion. Ndonëse 44-vjeçari, baba i dy fëmijëve ishte infektuar me Covid-19, asnjë prej familjarëve të tij nuk shfaqi shenja të sëmundjes.“Kam që mbrëmë që nuk flas dot me bashkëshortin, ka 8 ditë që është në Infektiv. Është e drejta jonë që të kemi informacion, është njësoj si në bùrgun e Spaçit, tani nuk e hap dot burri im telefonin, ta hapin infermieret.

Nuk kam asnjë informacion, as nëse është rënduar, as nëse është më mirë. Burri mbrëmë ishte me temperaturë të lartë, kjo më shqetëson, se po të ishte mirë do mendoja se është në gjumë dhe nuk ma hap. Nuk e di se ku është infektuar burri, ne të tjerët nuk jemi prekur, celulari bie dhe nuk e hap njeri. Për shërbimin nuk ka pasur ankesa, i kanë qendruar pranë, edhe mbrëmë që ishte me temperaturë i kishin vendosur kompresa, por kjo e informacionit është shqetësim i të gjithë familjarëve”, u shpreh zonja. Ndërkohë që prej ditësh situata në të dy spitalet Covid paraqitet e rënduar, me numrat e pacientëve që shtohen, ndërkohë që në oborrin e Infektivit edhe sot vihet re një prani shumë e madhe ambulancash, që kanë bërë të mundur transportimin e pacientëve, që kanë shfaqur simptoma të rënda të sëmundjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME