Categories Lajme

Vdekja e kenianes Joy Aoko, kontroll në disa banesa, 4 të shoqëruar. Bisedat që u zbuluan në telefonin e saj…

Ka zhvillime në hetimet për vdekjen e shtetases keniane Joy Aoko. Burime bëjnë me dije për Fax News, se gjatë natës dhe orëve të paratë mëngjesit janë kontrolluar 4 banesa dhe janë shoqëruar disa persona.

Policia dhe prokuroria janë vënë në aksion 9 muaj nga vdekja e 22-vjeçares e cila punonte në një kazino në Tiranë, ndërsa së fundi është bërë e mundur dhe zhbllokimi i telefonit të saj, nga ku kanë dalë edhe kontaktet e fundit që ajo ka pasur.

Në mesin e personave që kanë shoqëruar është edhe shoferi i kazinosë ku  Joy punonte, shtetasi me inicialet R.B., ndërsa në pyetje është marrë dhe i vëllai i tij.

Hetuesit po punojnë për zbardhjen e të vërtetës.

Joy Aoko u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022.

Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. 22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E reja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë, në një spital jashtë vendit ku u transferua nga familja e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME