Categories Lajme

Vendimi i qeverisë, Balla jep lajmin: Mbulim i qirave për punonjësit e policisë që punojnë jashtë qytetit të tyre, kredi me interes zero

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka prezantuar sot vendimet të marrë për Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës gjatë mbledhjes së qeverisë.

Balla tha se shteti do të mbulojë qiranë për punonjësit e Gardës të cilët detyrohen të ndërrojnë qytet për shkak të punës.

Po ashtu Balla tha se efektivë të policisë të cilët plotësojnë kriteret do të ketë mundësi që të marrin kredi me zero interes. Balla tha me tej se deri në 2025 do të zgjidhet problem i strehimit të 900 punonjësve.

“Të gjithë punonjësit e Gardës së Republikës që detyrohen të jetojnë në një qytet tjetër është e domosdoshme të mbulojmë qiranë për të gjithë këta punonjës që e kryejnë zhvendosjen për shkak të detyrës. Trajtimin me kredi me interes zero të punonjësve të policisë së shtetit.

Pas pak ditësh nëse punonjësi i policisë që ka krijuar një familje të re dhe është nën 40 vjeç, do të jetë gati në shtator menjëherë të aplikojnë.

Janë rreth 900 punonjës të policisë që kanë problematika me strehimin. Të trajtojmë 100 familje të para të punonjësve të policisë me banesa. Shpresoj që gjatë 2025 të përmbyllet e gjithë kjo fazë prej 900 familjesh të punonjësve të policisë. Objektivi kryesor është trajtimi i duhur dhe dinjitoz e financiar i policisë së shtetit.

Besoj se para festave të fund vitit do të kemi mundësi të vizitoj disa nga punonjësit e policisë së shtetit në banesa të reja.”, tha Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME