Categories Lajme

Video\ Arrestohet autori i zjarrit në fshatin Lisaj-Belsh,dogji 15 hektarë pylli me një cigare

Lisaj, Belsh, Ndezi zjarr në tokën e tij, dhe si pasojë u dogjën një sipërfaqe e pyllit në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore, identifikohet dhe arrestohet autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Belsh, pas njoftimit për një vatër zjarri në fshatin Lisaj, njësia administrative Kajan, kanë shkuar menjëherë në zonë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe për arrestimin e autorit/ëve.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të këtij rasti zjarrvënieje, shtetasit K. L., banues në Belsh.

Ky shtetas, dyshohet se për shkak se ka hedhur një cigare të ndezur, ka aktivizuar një vatër zjarri në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur 15 hektarë sipërfaqe pylli në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME