Categories Lajme

Video/Banorët e Astirit marrin “peng” furgonin e policisë, lirojnë protestuesin

Vijon të jetë mjaft e tensionuar dhe gjatë ditës së sotme situata në zonën e Astirit, ku që prej mëngjesit janë parë në zonë punonjës të policisë bashkiake dhe të policisë së shtetit. Por në këto momente forcat policore janë shtuar sërish, ku kanë mbërritur dhe forcat ‘Shqiponja”.

Ata kanë futur njërin prej protestuesve në furgonin e policisë me forcë por kjo ka shkaktuar irritimin e banorëve dhe situata është tensionuar së tepërmi. Rezistenca e banorëve të tjerë ka bërë që furgoni i policisë të mos lëvizë por ka liruar protestuesin.

Në pamjet ekskluzive të siguruara nga ‘Fax News’ shihet dhe momenti i shoqërimit me forcë i banorit dhe rezistenca e banorëve të tjerë për ta liruar.

Pasi u lirua nga policia protestuesi tha për ‘Fax News’ se ai ishte dhunuar në furgonin e policisë.

“Kam punuar 15 vite në Angli dhe e kam sjellë të gjithë mundin këtu në këtë shtëpi, dhe të vijë të ma prishë ky ropq*ri”, u shpreh banori që u shoqërua me forcë nga ana e policisë.

Banori vijoi më tej duke thënë se kjo është hera e katërt që po tentohet që ti prishet banesa dhe lokali, ku ka mundur që të punësojë një pjesë të të afërmve të tij që gjenden në kushte të rënduara ekonomike.

Protestuesit u shprehën më parë se Erion Veliaj është një mashtrues, dhe po kërkon që të përdorë policët në interes të karriges së tij. Disa nga thirrjet e banorëve janë: Ju lutemi shumë kemi paguar çdo faturë me OSHEE-në mos e hiqni kabullin!

“Gënjeu dje Erion Veliaj duke thënë se prishi shtëpitë në Unazës e Re, ai bythpambuk nuk mund të hyjë këtu. Këtu do të ketë fundin e vetë Edi Rama, se këta janë hallexhinj, të mos vërë policinë kundër nesh Edi Rama”,shprehet një tjetër prej qytetarëve.

“Ka mbaruar ajo punë, ta marrë vesh Edi Rama dhe Erion Veliaj që nuk do të ndërhyjë këtu pa na vrarë ne më parë”, vijon më tej një tjetër prej banorëve.

Ndërkohë që një prej punonjësve të policisë thotë se ata janë duke kryer detyrën e tyre shtetërore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME