Categories Lajme

Video\ Djali lidh me zinxhirin e qenit në oborrin e shtëpisë nënën e tij

Një grua në Kamëz edhe pse ka dy urdhra mbrojtje është d hunuar dhe li dhur në oborrin e shtëpisë nga djali i saj sërish. E moshuara që jeton në kushte të mjerueshme u detyrua të shkojë sërish në polici, pasi nuk ka asnjë zgjidhje për djalin që gjykata ia dërgon në shtëpi. “Kushtet më të zeza që i kam unë nuk ka. A nuk kam qejf edhe unë të jetojë si njerëzit. Që edhe unë ta kem fëmijën si të tjerët”, thotë ajo me lot në sy.

Nëna Hava Myrta, është dy herë fatkeqe, e para se jeton në kushte të mjerueshme, pa asnjë ndihmë dhe e dyta sepse fëmija, i saj e dhunon. Rasti më ekstrem është raportuar në polici pak ditë më parë, ku i biri 15 vjeçar, jo vetëm e d hunoi por edhe e lidhi në oborrin e banesës dhe i kërkoi pensionin.

“Unë isha këtu dhe ai më kapi. Me lidhi në hekurat e qenit. T’mos kishte qen një gocë, se bërtita hajde se mbarova. Kam qenë tu dhënë jetë në hekura të qenit. Nuk lidhet nëna në hekura të qenit. Këtu më ka lidh. Çfarë t’i bëj. Shkova në polici dhe erdhën e morën.” Nënë Havaja ka urdhër mbrojtje në polici nga i biri dhe efektivët herë pas here vijnë për kontroll por në të vërtetë, djali problematik është shoqëruar shpesh dhe për shkak të moshës gjykata e ka lënë e lirë. Apeli i nënë Havasë është i rrallë. “Ku janë ligjet. E marrin 5 minuta dhe e sjellin. Kam frikë prej djalit. Nuk më rrahin të tjerët, prej djalit kam fr ikë.” Në takime ekspertësh institucionet garantojnë zgjidhje por në banesën e nënë Havasë në Kamëz, ajo kërkon ndihmë. Sipas saj ligjet s’kanë formë dhe asnjë efekt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME